Categories Sport

“Isha i suksesshëm” – thotë boksieri që nga 300 meçe, 279 i humbii

Dy vjet pas kambanës të 300-të dhe të fundit të një meçi të boksit, një tingull shumë i njohur për Kristian Laight, ai nuk ndien asgjë tjetër përveç krenarisë për mënyrën sesi rrodhën gjërat. Boksieri i cili humbi 279 herë në 300 luftëra dhe asnjëherë nuk e nokautoi asnjërin prej kundërshtarëve të vet, pendohet vetëm për një gjë, si tani i duhet të punojë si shofer për bartjen e materialeve ndërtuese për tualete dhe se kurrë nuk do të mundë ta zëvendësojë “punën më të mirë në botë”, transmeton Gazeta Express.

Në shikim të parë, lista e gjatë me humbje e Laight dhe arsyet pse ai i pësoi ato, janë shumë përbuzëse, por mënyra sesi i shpjegon ai të bën të mendosh. A e ka shfrytëzuar ai me mençuri dhe me ndershmëri një lëshim në sistem, duke i mbijetuar një sporti i cili mund të jetë mizor, për t’u bërë njëri prej të paktëve që pensionohen pa pendesë?

Boksi mund ta ketë harruar Laightin deri tani, por edhe  ai e ndan ndjesinë e njëjtë. “Nuk më mungon boksi. Nuk më mungojnë ushtrimet e as luftërat”, tha Laight.“Por më mungojnë paratë, të jem i sinqertë”, shtoi ai. “Në dy vjetët e para e doja, por pastaj u bë zanat për mua. Pastaj u bë thjesht një punë”, vazhdoi ai.

“Synimi im ishte t’i mbijetoja luftës deri në fund dhe ta dëgjoja kambanën e fundit. Për mua u bë një gjë e përjavshme. U bë e lehtë për mua. Kurrë nuk kam pasur aftësi të mëdha, por e zbulova se isha i fortë. Mund të duroja rund pas rundi. Më kritikonin, por edhe nëse doja të fitoja, nuk mundja”, rrëfen ai. “Mua më paguanin për të luftuar kundër boksierëve që ishin më të mirë se unë. U shndërruar në punë dhe në të ardhura mujore për mua. I injoroja kritikat. E dija që kampion bote nuk do të bëhesha”. “Ishte një punë e shkëlqyer, puna më e mirë që e kam pasur ndonjëherë”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME