Sport

Juventus me plan të ri: 2019 do të jetë viti zero për këtë skuadër

Presidenti i skuadrës italiane, Juventus ka njoftuar aksionerët për planin global të tij në lidhje me ringritjen e klubit, për më shumë miliona dhe trofe. Në mbledhjen e zhvilluar sot (e enjte), bosi i Juventusit, Andrea Anjeli i tha bashkëfinancuesve se ky vit është viti zero për ekipin kryesues në Serie A.

“Juve është skuadra më e madhe në Itali dhe një nga më të mëdhatë në nivel europian. Nëse shikojmë gjigantët kontinentalë në Angli, Gjermani dhe Spanjë, nivel i tyre i faturimit është nga 500 milionë euro, deri në 1 miliard. Ky është objektivi ynë dhe kemi ende shumë hendek. Duhet ta imagjinojmë këtë sezon si vitin zero, me dëshirën për të qenë edhe më të mëdhenj”, ka thënë ai.

Anjeli gjithashtu ka uruar që futbollisti më i vlefshëm në ekipin e tij, Cristiano Ronaldo të fitojë “Topin e Artë” për vitin 2019. Juventus ka fituar tetë tituj radhazi në Serie A dhe dy finale në ligën e kampionëve, ndërsa sezoni 2019-20 është sezoni i 122’të që nga ekzistenca e këtij klubi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close