Categories Sport

Juventusi kërkon mbrojtësin e ri rekordmen të Shqipërisë

Ramen Çepeles i është dashur pak kohë që të bëhet një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. Mbrojtësi i cili në fundin e vitit të kaluar hyri në librin e rekordeve të përfaqësueses kuqezi si futbollisti me moshën më të re që ka luajtur ndonjëherë me Kombëtaren A, tashmë po monitorohet nga disa prej klubeve më të njohura në kontinnet, edhe pse ka pak kohë që është transferuar në Gjermani.

Çepele spiakati në akademinë e Interit, por në verë, i këshilluar nga Altin Lala, ai u largua drejt Gjermanisë për t’u bashkuar me Hanoverin, ku është pjesë e skuadrës së të rinjve, por aktualisht stërvitet me ekipin e parë. Për mbrojtësin ka pasur shumë vlerësime në klubin e tij dhe ai shihet si një futbollist i të ardhmes nga gjermanët që parashikojnë se mund të debutojë shpejt në Bundesligën 2.

Por kthimi i Çepeles në Itali, mund të jetë shumë më i shpejtë sesa mendohet. Sipas mediave italiane, emri i tij ka përfunduar në listën e atyre që po monitorohen nga Fabio Paratiçi, i cili po ndërton Juventusin e të ardhmes dhe kërkon elementë të cilët pas disa vitesh të marrin stafetën nga emra si Bonuçi e Kielini.

Çepele shihet si një element i cili mund të përforcojë ekipin U23 që aktualisht gjendet në Serinë C, ose mund të huazohet në Serinë B për të bërë eksperiencë, para se të jetë pjesë e projektit afatgjatë të bardhezinjve. Padyshim që kjo do të ishte një alternativë interesante për mbrojtësin e ri shqiptar, një interesim që konfirmon edhe një herë vlerat e futbollistit dhe potencialin që ka, duke garantuar një të ardhme të shkëlqyer edhe për kombëtaren kuqezi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME