Sport

Kampion në boksin profesionist, Vlonjati: Synoj kualifikimin në lojërat olimpike

Kampion në boksin profesionist pesha 60 kg Zeneli: Synoj kualifikimin në  lojërat olimpike. Krenar Zeneli djaloshi 24 vjecar nga qyteti i Vlorës i cili prej vitesh ka garuar në  boksin amator duke filluar nga peshat e ulta dhe tashmë  gëzon një  tjetër status.Zeneli tashmë  ka fituar statusin e boksierit profesionist teksa mban titullin e kampionit në  peshën 60 kg duke përfaqësuar edhe Shqipërinë  në aktivitetet ndërkombëtare në këtë kategori. Ai tregon sesi ka nisur rrugë timi i tij, fillimisht si një  traditë  familjare e trashëguar ndër breza nga babai dhe xhaxhai i tij Gëzim Zeneli dhe më pas një  konkurencë  e bukur mes dy kushërinjëve, Krenarit dhe Rexhildo Zenelit edhe ai kampion boksi, konkurent i denjë  në boksin profesionist në  peshën 63 kg tashmë i larguar drejt Gjermanisë  ku ushtron dhe pasionin e tij.

Përvecse mjaft medaljeve kombëtare Krenari ka përfaqësua Shqipërinë në  arenën ndërkombëtare, një ndër to ka qenë edhe aktiviteti më i fundit i kualifikueseve për lojërat olimpike i zhvilluar nga 13 deri në  23 mars në  Londër i anuluar për shkak të  pandemisë  botërore. Krenari fitoj ndeshjen e parë dhe ishte shumë pranë realizimit të rëndë rrës së  tij teksa gjithëcka u pre në mes. Në  shqipëri ndryshe nga kolegët e tij të  boksit të shteteve të  tjera ka ardhur në  datën 1 prill, dy javë  me vonesë kjo edhe për shkak të vonesave të shtetit shqiptar për ta rikthyer në atdhe.

Zeneli ndihet pa shpresë  për ushtrimin e boksit në  Shqipëri teksa tregon se e vetmja mbështetje për të kanë që në dietat e përfituara nga bashkia, duke parë  që  asnjë  boksier dhe sportistë nuk mbështetet nuk ka kërkuar kurrë ndihmë nga shtetit dhe deri më tani kampionit të boksit nuk i është  dhënë asnjë mbështetje. Krenari tregon se ka patur mjaft kërkesa edhe nga shtete e tjera, teksa tashmë  ka si menaxhe  një shqipëtar që  punon dhe jeton në Amerikë, teksa synon të  jetoj në  New York, të  jetë  një  kampion në  shtetin amerikan. Flamurin Shqipëtar shprehet se me zemër kurrë nuk do e tradhëtoj, dhe bënë një premtim që  shumë  shpejt do të realizojë ëndërrën e tij, kualifikueset në  lojërat olimpike.

Krenar Zeneli kampin boksi kombëtar në  peshën 60 kg, djaloshi nga Vlora që e nisi karrierën e tij si një traditë familjare por shumë  shpejtë u bë  mënyra e tij e jetesës. Zeneli kaloj nga dyluftimet midis kushërinjë vë në dyluftimet në peshat më të synuara kombëtare, duke arritur edhe majat, duke përfaqësuar shqipërinë  në boksin profesionist në  Londër në  peshën 60 kg, teksa numë ron një  së rë  aktivitetesh ndërkombë tare si dhe një  sërë medaljesh brenda vendit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close