Sport

Kërkon të luftojë për Champions, një nga klubet e Serisë A e ka seriozisht për Kumbullën

Marash Kumbulla u ka bërë të ditur drejtuesve të Romës pak ditë më parë se nuk dëshiron të lëvizë në merkaton e janarit pasi do të synojë të fitojë hapësira me Zhoze Murinjon. Por kjo nuk ka zbehur aspak interesimin e klubeve të tjera italiane për futbollistin.

Gjatë ditëve të kaluara kanë dalë në skenë shumë emra skuadrash që janë të gatshme të presin krahëhapur mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare. Por në majë të listës është padyshim Fiorentina, e cila raportohet se po mendon seriozisht që të bëjë një ofertë për lojtarin dhe klubin e Romës.

Mediat e qytetit të Firences bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit në fjalë kanë ndjekur me interes Kumbullën që në vitet e tij te Verona dhe kishin tentuar ta afronin dy vite më parë, kur ai zgjodhi ofertën e verdhekuqve.

Tani, do të bëhet një përpjekje tjetër, ndoshta të përqendruar më shumë për verën, pasi e shohin lojtarin si një investim afatgjatë për të ardhmen, ku Fiorentina kërkon që të bëhet faktor në futbollin italian dhe të synojë kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close