Jerome Boateng shpëtoi nga burgu, pasi gjykata vendosi që futbollisti të paguajë 1.8 milion euro dëmshpërblim ndaj ish-partneres së tij, për shkak të dhunës së ushtruar. Për këtë ngjarje, me të cilin 33-vjeçari po përballet prej kohësh, ka reaguar vëllai i tij, Kevin-Prince Boateg.
34-vjeçari tha se ai e ka dënuar veprimin e vëllait të tij, ndërsa bën me dije se që nga ajo kohë është distancuar me të. Për Spox, ish- legjendari milanist tha: “Nuk kam të bëj fare me atë që ka bërë vëllai im. Jam distancuar nga Jerome prej një kohne të gjatë. E vlerësoj dhe e respektoj ligjin gjerman. Unë e urrej dhunën ndaj grave. Nuk identiffikohem me veprimet e vëllait tim, prandaj nuk kam asnjë lidhje me gjërat që ai bën”, është shprehur Boateng.