Sport

Kjo do të jetë oferta që Barca do të hedh në tavolinën e PSG, për transferimin e Neymar

Raportimet e fundit nga Spanja dhe Franca lënë të kuptohet se rikthimi i Neymar tek Barcelona është vetëm çështje orësh.

‘RAC1’ ka raportuar më herët se Abidal do të udhëtojë drejt Parisit për  t’u takuar me Leonardo, për të biseduar detajet e fundit për transferimin e brazilianit.

Në anën tjetër, e përditshmja franceze, ‘Le Parisien’, ka zbuluar edhe ofertën që Barca do ta paraqes në tavolinën e PSG.

Barcelona pritet të ofrojë 60 deri në 80 milionë euro, plus shërbimet e brazilianit Philippe Coutinho, bëjnë të ditur raportimet e ‘Le Parisien’, transmeton lajmi.net

Kjo ofertë është diskutuar edhe më herët, por nuk kishte bindur drejtuesit e PSG. Gjithsesi, mos paraqitja e Neymar në ndeshjen hapëse të Ligue 1, ndoshta ka shtyrë parisienët që të rishqyrtojnë ofertën, pasi në të kundërt nuk do të kishin asnjë përfitim, pa shërbimet e Neymar.

Kujtojmë se Neymar kishte kaluar tek PSG në muajin gusht të vitit 2017, për shumën e 222 milionë eurove, transferim ky rekord në historinë e futbollit. /Lajmi.net/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button