Sport

Ankohet Klop: Lojtarët janë në limite, duhen pesë ndërrime

Liverpuli rikthehet në fushë sot në transfertën me Lestërin, ndërkohë që Jyrgen Klop bën thirrje për prezantimin e pesë zëvendësimeve të Premier Ligës pas krizës që ka shkaktuar Koronavirusi. “Reds”-ave u rikthehen Fabinjo, Van Dajk, Xhons dhe Tiago (të gjithë negativë) për sfidën me “Dhelprat”, por tekniku gjerman thotë se lojtarët janë në limite.

Për të miratuar pesë zëvendësimet, duhet vota e 14 klubeve dhe ajo nuk arrihet sepse ka kundërshtarë klubet e vogla, që mendojnë se nëse ndryshon formula përfitojnë klubet e mëdha. “Kampionati më i bukur në botë, liga më intensive në botë, është e vetmja me tre zëvendësime.” “Kjo nuk është e drejtë. Ne duhet ta ndryshojmë, por unë nuk shoh asnjë shans real që të jem i sinqertë. Problemi është intensiteti dhe lojtarët e klasit botëror në Angli janë në limite. Për momentin kemi vetëm një lojtar të ri në izolim dhe dy pjesëtarë të stafit, por situata është kritike”, tha trajneri i Liverpulit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: