Categories Sport

Klopp shpjegon arsyen e përleshjes me Artetan

Jurgen Klopp ka folur për përplasjen me trajnerin e Arsenal, Mikel Arteta. Incidenti ndodhi pasi Sadio Mane dhe Takehiro Tomiyasu patën një duel ajror për një goditje me kokë, me menaxherin e Arsenalit që bëri thirrje që ylli i Liverpoolit të ndëshkohej. Klopp reagoi ndaj ankesave të stafit të Arsenalit dhe tha se është i lodhur nga trajnerët që sulmojnë sulmuesin Mane dhe kërkojnë ndëshkimin e tij pas çdo ndërhyrje.

“Nuk ishte e planifikuar – situata ishte që Sadio bëri një ndërhyrje të pastër, asnjëri nuk bëri faull dhe ata u ngritën dhe për mua është paksa e qartë se nuk kishte asgjë”, ka thënë fillimisht Klopp për BBC. “Ai është thjesht një lojtar fizik – nuk mund ta bësh këtë, ndodh shumë shpesh dhe nuk është e drejtë. Kur ata ngrihen nga bankina është e vështirë të mos ngrihesh dhe të thuash diçka”.

“Ishte për situatën që nuk ishte faull nga Sadio [Mane], por bankina e Arsenalit u ngrit sikur të ishte një karton i kuq. Unë pyeta se çfarë duan në atë situatë”. “Ne duhej të hiqnim Sadion kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve sepse ata donin që ai të merrte një karton të verdhë. Gjyqtari bëri shumë mirë në atë situatë – e meritova një karton të verdhë.

Nuk ishte në rregull dhe kjo është ajo që thashë. Thjesht ndodhi në moment”. “Nëse do të ishte një ndërhyrje e ashpër, ne jemi të gjithë kështu, por nuk ishte asgjë, ai as nuk e preku atë, ishin vetëm dy lojtarë që luftuan në ajër. Dhe reagimi i Artetës nuk ishte në rregull dhe kjo është ajo që unë thash”, përfundoi gjermani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME