Sport

Klubet më me vlerë në botë, Forbes zbulon surpriza

Rikthehet pas 2 vitesh renditja nga prestigjozja Forbes e klubeve më të vlefshme në botë e bazuar në imazhin e klubit, trofetë, kontratat e sponsorizimit, rrjetet sociale dhe shumë detaje të tjera të cilat janë analizuar dhe kanë ardhur në përfundimin se Barcelona vlen më shumë se çdo klub futbolli.

Katalanasit janë vlerësuar 4.76 miliardë dollarë teksa kanë zbritur nga froni rivalët e Real Madrid të cilët vlejnë 4.75 miliardë dollarë ndërsa në vend të tretë ngjitet Bayern Munchen (4.215 mld) të cilët kanë spostuar nga podiumi Man. United me “djajtë e kuq” që vlejnë 4.2 miliardë.

Liverpooli ka bërë një ngjitje të madhe duke u pozicionuar në vendin e katërt teksa vetëm PSG dhe Man. City kanë rezultuar me humbje nga të gjithë klubet e mëdha në renditje. Për të kaluar në Serinë A, Juventusi nuk ka rivalë dhe është klubi Italian më me vlerë, plot 1.95 miliardë dollarë ndërsa ndjekin Interi, Milani dhe Roma.

Më poshtë renditja e plotë e klubeve më të vlefshme të futbollit në botë:

Barcellona – 4,76 miliardë dollarë Real Madrid – 4,75 miliardë Bayern Munchen – 4,215 miliardë Manchester United – 4,2 miliardë Liverpool – 4,1 miliardë

Manchester City – 4 miliardëChelsea – 3,2 miliardëArsenal – 2,8 miliardë Paris Saint-Germain – 2,5 miliardë Tottenham – 2,3 miliardë Juventus – 1,95 miliardë Borussia Dortmund – 1,9 miliardë

Atletico Madrid – 1 miliardë Inter – 743 milionë Everton – 658 milionëMilan – 559 milionë Roma – 548 milionë West Ham – 508 milionë Leicester – 455 milionë Ajax – 413 milionë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: