Sport

Koeman paralajmëron largimin: Nuk më kanë thënë asgjë, por kam sy dhe veshë!

Spekulimet për të ardhmen e Ronald Koeman kanë qenë të shumta në orët e fundit, por strategu holandez është i qetë. Në daljen për shtyp para duelit ndaj Atletico Madrid, edhe pse nuk do të jetë në stol për shkak skualifikimi, ai ka qartësuar pozicionin e tij.

“Askush nuk më ka thënë asgjë. Është e vërtetë që presidenti ka qenë këtu në mëngjes, por nuk e kam parë, pasi po përgatiteshim për ndeshjen. Ai nuk më ka thënë gjë, por unë kam sy dhe veshë, dhe e di që fjalët përhapen.

Jam lodhur duke mbrojtur veten. Çdokush mund të analizojë situatën e klubit. Tani jam drejt ikje. Momenti më i mirë? Nënshkrimi i kontratës. Më i keqi? Largimi i Messit. Nëse do të kisha një thes parash, Messi do të ishte akoma këtu. Do të sillja futbollist të tjerë për të luajtur futboll dominues”, deklaroi Koeman, i cili mesa duket është thuajse i shkarkuar nga drejtimi i katalansve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: