Categories Sport

Koemani mahnitet me Messin në stërvitje

“Messi është në formë të mirë taktike dhe fizike dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm” Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është mahnitur me paraqitjet në stërvitje të Lionel Messi derisa pritet që ta menaxhoj atë për herë të parë. Messi është rikthyer në stërvitje të plota me Barcelonës prej që deshi të largohet nga klubi – u lidh edhe me një kalim në Manchester City – është parë duke u stërvitur ndaras nga grupi bashkë me Philippe Coutinho. 33 vjeçari muajin e kaluar e informoi Barcelonën se ai dëshiron që të largohet këtë verë dhe kishte për synim aktivizimin e një klauzole që e lejonte atë të largohet si lojtar i lirë, por që, e cila, kishte skaduar në qershor.

Messi ka treguar në një intervistë se pse është tërhequr nga ky vendim, duke thënë se ai kurrë nuk do ta padiste klubin e tij të zemrës që të largohet nga ai. “E kam shikuar shpesh herë Messi dhe ai është në një formë tepër te mirë dhe është një lojtar kaq i rëndësishëm”, ka thënë Koeman pasi që Messi u rikthye në stërvitje. “Ai ka demonstruar këtë për shumë vite dhe në shpresojmë që më të mirën e tij ta përsëritë edhe këtë sezon”. Kur ai u pyet për nivelin gjeneral të stërvitjeve në Barça për sezonin e ri, Koeman tha: “Shumë pozitivë”.

“Jam këtu që dy javë dhe mendoj që futbollistët janë duke punuar shumë mirë dhe më një intensitet të lartë në stërvitjet e para dhe të dyta, sidomos në aspektin fizik në fillim kurse tani më shumë në aspektin taktik”,. “Por, mbi të gjitha në të gjitha stërvitjet futbollistët kanë treguar shumë kurajo dhe interes dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua si trajner dhe mënyrën se si ne luajmë. Është shumë e rëndësishme kështu që jam i lumtur me punën që kemi bërë me skuadrën për dy javë”.  “Armëpushim i paqartë”Analisti i Sky Sports, Dharmesh Sheth e ka komentuar vendimin e Messi si një “armëpushim të pqartë”.

“Me ka lënë përshtypje si një nga armëpushimet më të paqarta që janë bërë. Nuk e di se cila palë ka fituar. Gjykata do të ishte mënyra e vetme por messi nuk deshi ta padis ‘klubin e zemrës së tij’”, tha ai. “Rastet në gjykatë nuk përfundojnë para se të mbyllet një afat kalimtar kështu që ne do të përfundonim në këtë pozitë ku jemi tani; pa një largim të Messi dhe pa ndonjë përfitim në para për Barcelonën”.

“Në një situatë ideale, Messi do të dëshironte të largohej. Në një situatë ideale, Barcelona do të dëshironte që t’i fitonte ato 700 milionë euro nga transferi i tij. As Messi, as Barcelona nuk morrën çfarë deshën”. “Messi mund ta vazhdoj qëndrimin në Barcelonë nëse largohet Bartomeu” Gazetari spanjoll, Alvaro Montera beson që Messi mund ta zgjat aventurën e tij në Barcelonë edhe pas këtij sezoni nëse presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu largohet. “Në momentin e parë që ai do të shënon gol dhe do të luan si di ai, mendoj se tifozët e Barcelonës do ta falin atë”, tha Montero për Sky Sports.

“Nëse ju e pyesni një tifozë të Barcelonës për Lionel Messi dhe Josep Maria Bartomeun, mund të them se 95 për qind e tyre janë me Messi kurse 5 për qind me Bartomeun dhe anëtarët e bordit”. “Mendos se do të jetë më e lehtë që Messi të qëndroj në Barcelonë nëse largohet Bartomeu. Kjo marrëdhënie është e pamundshme të ndreqet, kështu që nëse Bartomeu largohet pas zgjedhjeve dhe vije një presidentë, gjasat që ai të rri janë shumë të mëdha”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME