Categories Sport

Komunikata e plotë e përbashkët e Juves, Realit dhe Barçës

Real Madrid, Juventus dhe Barcelonës kanë dalë me komunikatë të përbashkëta pas kërcënimeve të radhës të UEFA-s. Ato janë të vetmet prej 12 klubeve që vazhdojnë të mos largohen nga Superliga dhe nuk e kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë.

Komunikata e përbashkët e Juves, Barçës dhe Realit:

Në lidhje me deklaratën e lëshuar nga UEFA më 7 maj për Super Ligën dhe për pozicionin e marrë nga 9 prej klubeve të saj themeluese, FC Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi deklarojnë si në vijim:

  1. Klubet themeluese kanë pësuar, dhe vazhdojnë të pësojnë, trysni, kërcënime dhe fyerje të papranueshme nga palët e treta për ta braktisur projektin dhe në këtë mënyrë të heqin dorë nga e drejta dhe detyra e tyre për të ofruar zgjidhje për ekosistemin e futbollit përmes propozimeve konkrete dhe dialogut konstruktiv. Kjo është e patolerueshme sipas sundimit të ligjit dhe tribunalet tashmë kanë vendosur në favor të propozimit për Super Ligën, duke i urdhëruar FIFA-n dhe UEFA-n, qoftë drejtpërdrejt apo përmes organeve të lidhura me to, që të përmbahen nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund ta pengojë këtë nismë në çfarëdo mënyre gjatë kohës që procedurat gjyqësore janë pezull.
  2. Projekti i Super Ligës është hartuar në mënyrë të përbashkët nga 12 klubet themeluese të saj: a) Me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve për gjendjen e tanishme të paqëndrueshme në industrinë e futbollit. 12 klubet themeluese i kanë ndarë të njëjtat shqetësime – njësoj siç bëjnë palët tjera në futbollin evropian -, sidomos në kontekstin e tanishëm socio-ekonomik, që reformat strukturore janë të domosdomshme për t’u siguruar që sporti ynë të mbetet tërheqës dhe të mbijetojë në aspektin afatgjatë. Për këtë qëllim, më 18 prill, ato e bënë të ditur vullnetin e tyre për ta krijuar Super Ligën dhe për të formuar një kanal komunikimi me UEFA-n dhe FIFA-n, në një frymë konstruktive të bashkëpunimit mes palëve, siç u njoftua secila prej tyre në atë datë;
  3. b) Me respektin më të lartë për strukturat dhe ekosistemin e tanishëm të futbollit. Klubet themeluese shprehimisht u pajtuan që Super Liga do të ndodhte vetëm nëse një garë e tillë do të njihej nga UEFA dhe/ose FIFA ose nëse, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme, do të vlerësohej se do të ishte një garë në përputhje me të gjitha qëllimet, me vazhdimësinë e klubeve themeluese në garat e tyre përkatëse kombëtare. Megjithatë, pavarësisht se ishin të vetëdijshme për kushtet e mësipërme, UEFA dhe FIFA deri më tani kanë refuzuar që të formojnë ndonjë kanal adekuat të komunikimit;
  4. c) Për t’i sjellë stabilitet financiar tërë familjes futbollistike evropiane, që tash për tash është nën efektet e një krize të thellë, e cila e kërcënon mbijetesën e shumë klubeve. Si dëshmi për këtë është zotimi i njoftuar për themelimin e pagesave vjetore të solidaritetit për shuma të garantuara vjetore, që materialisht janë disa herë më të larta se ato që ndahen nga UEFA, dhe obligimi për rivendosjen e rregullave të qëndrueshmërisë financiare, përmes krijimit të një sistemi kontrollues të qartë, transparent dhe efektiv, të vërtetuar nga ekspertët.
  5. 12 klubet themeluese gjithashtu kanë pranuar se Super Liga është një mundësi unike për t’ua ofruar tifozëve përreth botës shfaqjen më të mirë të mundshme dhe për ta përforcuar interesimin botëror në këtë sport, i cili nuk është “i dhënë” dhe i cili po sfidohet nga trendet e reja të gjeneratave. Për më tepër, një ndër objektivat kryesorë të saj ishte që të promovohet futbolli i femrave në nivel global, një mundësi e jashtëzakonshme, por tash për tash e nënvlerësuar, për këtë sektor.
  6. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për llojllojshmërinë e reagimeve ndaj nismës për Super Ligën dhe, rrjedhimisht, për nevojën për të reflektuar për arsyet e disave prej tyre. Ne jemi të gatshëm që ta rishqyrtojmë qasjen e propozuar, sipas nevojës. Sidoqoftë, ne do të ishim shumë të papërgjegjshëm, nëse, duke qenë të vetëdijshëm për nevojat dhe krizën e vazhdueshme në sektorin e futbollit, do të braktisnim një mision të tillë për t’u ofruar përgjigje efektive dhe të qëndrueshme pyetjeve ekzistuese që e kërcënojnë industrinë e futbollit.
  7. Neve na vjen keq që po shohim që mqtë dhe partnerët tanë themelues të projektit të Super Ligës tashmë e kanë gjetur veten në pozicion të tillë të paqëndrueshëm dhe kundërthënës, kur dje nënshkruan një numër zotimesh ndaj UEFA-s. Megjithatë, duke i marrë parasysh çështjet materiale, që bënë që 12 klubet themeluese të njoftonin për Super Ligën javë më parë, nuk janë larguar, ne ritheksojmë që, për ta nderuar historinë tonë, për t’iu bindur obligimeve tona ndaj aksionarëve dhe tifozëve tanë, për të mirën e futbollit dhe për qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori, ne kemi për detyrë që të veprojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe të ngulmojmë në kërkimin e zgjidhjeve adekuate, pavarësisht trysnive dhe kërcënimeve të papranueshme dhe të vazhdueshme që kemi marrë nga UEFA.
  8. Përgjithësisht, ne e ritheksojmë para FIFA-s, UEFA-s dhe para të gjitha palëve të futbollit, siç kemi bërë në disa raste që nga njoftimi për Super Ligën, zotimin dhe vullnetin tonë të fortë për t’i diskutuar zgjidhjet më të përshtatshme për qëndrueshmërinë e tërë familjes së futbollit, me respekt dhe pa trysni të patolerueshme e në përputhje me sundimin e ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME