Sport

Kualifikimi në çerekfinale, Pepe: Mendojmë për Marokun, rëndësi ka skuadra jo individi

Në shkurt do të festojë 40-vjetorin, por në fushë nuk duket si një lojtar me moshë të avancuar. Goli ndaj Zvicrës ishte i dyti dje për portugezët dhe i dha qetësi skuadrës.

Pepe, në cilësinë e liderit foli pas ndeshjes së djeshme, duke theksuar se:

“Bëmë një paraqitje cilësore. Më vjen mirë sepse shumë nga skemat e përgatitura funksionuan. Një prej tyre ishte edhe ajo e golit tim pasi e kemi provuar shumë herë në stërvitje”.

“Ronaldo e di fort mirë se gjëja më e rëndësishme është ekipi dhe jo një lojtar i vetëm. Ajo që ndodhi sot ishte zgjedhje e trajnerit dhe duhet respektuar. Tani duhet të mendojmë për Marokun.

Sot në futboll nuk mjafton cilësia. Duhet të punojmë shumë dhe të përgatitemi sa më mirë për atë sfidë, e cila do të jetë një betejë e madhe”, ka përfunduar deklaratën e tij 39-vjeçari i lindur në Brazil, por që ka zgjedhur të luajë për Portugalinë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close