Sport

Kualifikueset Katar 2022, Armando Duka i vendos notën trajnerit Reja

“Ekipi Kombëtar ka grumbulluar 18 pikë si asnjëherë tjetër, ka pasur paraqitje pozitive. Ka rinobvuar ekipin dhe është premtues për të ardhmen. I gjithë ekipi nga drejtuesit e departamentit në FSHF deri te futbollistët dhe trajneri dhe stafi teknik për mendimin tim kanë bërë një punë të kënaqshme dhe e kanë arritur objektivin. Është luftuar për të qenë në Botëror, ishim shumë afër. Mund të kishim arritur, në ndeshjen ndaj Polonisë nuk kishim fat, kishim mungesa dhe nuk arritëm që të ishim në Play-Off të Botërorit. Në futbopll edhe finalista dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do ti vendosja 8.

Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamenmtet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës. Edhe në një familje ka debate, dhe prindi mundohet që të krijojë atë që duhet. Armando Broja nuk ishte prezent në ndeshjen me Anglinë. Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që blejnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: