Sport

Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën çerekfinale

Kupa e Shqipërisë ka njohur katër çiftet për fazën çerekfinale. Ndeshjet do të zhvillohet të gjitha më 17 mars dhe do të jetë ndeshje me eliminim direk dhe jo me sistem vajtje-ardhje. Korabi dhe Dinamo janë dy ekipet e vetme që vijnë nga Kategoria e Parë ndërsa gjashtë ekipet e tjera janë pjesë e Superligës.

Ky sezon i Kupës së Shqipërisë pritet të ketë një ndikim jo të vogël edhe për pjesën e mbetur të Superligës pasi ekipet pjesëmarrëse do të përpiqen ti shkojnë deri në fund për të siguruar një trofe, por mbi të gjitha për të siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës. Skuadra si Kukësi, që janë jashtë garën për titull për momentin, e kanë kthyer në prioritet kryesorë këtë trofe. Goglat e hedhura në stadiumin e “Air Albania” prodhuan këto çifte: LAÇI-PARTIZANI, VLLAZNIA-KORABI, TEUTA-KUKËSI, DINAMO-SKËNDERBEU

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: