fbpx
Sport

Kushtuar Kampiones dhe Mjeshtres së Sportit,Agllai dhe Niqifor Thomai (Dhima)

Eshtë një histori” ju sjell sot ciftin interasnt sportiv Niqifor dhe Agllai Thomai.Burrë e grua qytetar dhe sportist të nderuar .Fori (Niqifori ) ish futbollist i Flamurtarit dhe Studentit në vitet 1960- 1973 dhe më vonë përgjegjës të pallatit të sportit “Flamurtari” në vitet 1979-1988. Trajner tek ekipi Flamurtari në  vityet 1988 -1989 ku fiton dhe Kupën e Shqipërisë në vitin 1988 .Drejton skuadrën e Flamurtarit në ndeshjet e Kupës kundër Leh-Poznanit Agllai Thomai më shumë se 25 vjet në sportin e radioamatorizmit vlonjat ,duke qënë një rekodmene e vazhdushme. Mirënjohje dhe respekt për këta njerëz të mrekullushëm që i kanë dhënë aq shumë sportit vlonjat dhe nuk kanë marr ende vlersimin e duhur.

Nga Pirro FOTIADHI Agllai THOMAI – E LINDURA PËR KAMPIONE, «MBRETËRESHA» E RADIOAMATORIZMIT SHQIPTAR , kushtuar Koloses Kampione të Radioamatorizmit,Protagonistes dhe Mjeshtres së Sportit,Agllai Thomai (Dhima) Kurrësesi nuk janë të paktë apo të rrallë, ata individë,që rrjedha e jetës ishte e tillë që i përballi dhe u rezervoi suksesin,duke u angazhuar në disiplina sportive. E vërteta është se, sado që koha ecën revan e vitet bëjnë të tyren,njëherazi figura dhe personalitete të tilla,janë fiksuar në kujtesën dhe memorien tonë, dhe asfare nuk e teprojmë të pohojmë, se ende janë të freskëta dhe të pranishme tek gjeneratat e dekadave të viteve 70-të apo 80-të, madje duke u kujtuar me ndjesi emocionesh, falë mundit dhe kontributit të tyre,falë arritjeve dhe sukseseve që bashkërrugëtuan me ta,falë rekordeve dhe shkëlqimit që ofruan, u lartësuan si simbole,duke u ngjitur në Piedestalin e Kampionit Kombëtar. Agllai Thomai (Dhima) – një emër i njohur ose ndryshe simboli dhe «Mbretëresha» e Radioamatorizmit,me një karrierë sportive në ngjitje,përherë të suksesshme.Me «Mbretëreshën» Kampione,sportisten,Agllai Thomai (Dhima),sportdashësit dhe gjithe opinion publik,u ndeshëm vite e dekada më parë,teksa ajo përballej me sfida dhe dilte triumfatore,si Kampione e Radioamatorizmit shqiptar,duke ngritur e lartësuar jo vetëm emrin e saj,por ngjyrat kuqezi të ekipit «Flamurtari» që ajo përfaqësoi denjësisht me sukses,për disa dekada rradhazi. Pa asnjë lloj mëdyshjeje apo hezitimi, Agllai Thomai (Dhima), është pjesë e një gjenerate sportistësh nga më të mirët në qytetin e Vlorës, por edhe në Shqipëri, ku ka dominuar me sukses dhe protagonizëm me pjesëmarrjen e saj në veprimtaritë dhe garat shumta kombëtare. Rrugëtimi jetësor dhe karriera sportive… Agllai Thomai (Dhima), erdhi në jetë si sot shumë mote më parë,si pinjolle e një familjeje të thjeshtë dhërmiase,por me tradita të vyera, të barba Kiço Dhimës dhe të ëmës Dhoksie Bua,(ati i saj,një prej shoferëve profesionistë të veçantë e me autoritet të padiskutueshëm për kohën në qytetin e Vlorës dhe rrethinave të saj).Vitet e fëmijërisë dhe shkollimit i kalon në vendlindje,në Vlorë,ku pas përfundimit të shkollës 7 vjeçare, me përkujdesjen e familjes dhe të atit,përpos mësimeve, qysh në bangat e shkollës, ende në klasën e 7-të,Agllaia angazhohet me përkushtim në ushtrimin e sportit të radioamatorizmit. Përpos faktit që shkëlqente në mësime si një nxënëse me rezultate të larta, ravijëzohen edhe hapat e para të kësaj vogëlusheje të brishtë,në Radioamatorizëm.

Dita-ditës, Agllaia, tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, për dhuntitë dhe talentin e shfaqur,për bonsensin dhe potencialin e saj, në sportin e Radioamatorizmit. Duke konfiguruar kësisoj startin e një karriere jo edhe aq të lehtë,me vështirësi të panumërta të cilat hasi gjatë rrugëtimit e në vijimësi me arritjen e sukseseve të njëpasnjëshme, duke u shpallur si Kampione,duke e ngjitur atë në Kurorën e «Mbretëreshës» së kësaj disipline sportive. Në thelbin e vetë, Radioamatorizmi, është një disiplinë apo sport, që ndryshe cilësohet edhe si kodi apo gjuha e bilbilit, në të cilin komunikohet me të gjitha mundësitë eventuale të shqisave duke përjashtuar të folurit dhe kontaktin fizik pamor,në të cilin,padyshim që kërkohet durim e këmbëngulje, pasion e përkushtim,stërvitje sistematike. Pas përfundimit të shkollës 7 vjeçare,ndjek dhe vijon mësimet pranë gjimnazit «Halim Xhelo»,një shkollë me mjaft traditë,të cilin e përfundon me rezultate të larta.E pas përfundimit të këtij gjimnazi,Agllaia,starton shkollën për specialiste topografe në kryeqytet,në Tiranë,të cilën e përfundon me rezultate të shkëlqyera.Me përfundimin e studimeve dhe diplomimin si «Τopografe»,ajo kthehet në qytetin e Vlorës dhe emërohet si specialiste në ndërmarrjen e Elektro-Ujësjellësit të qytetit.

Njëherazi me ushtrimin e kompetencave të saj zyrtare si specialiste Topografe,me dëshira dhe prirje për dijet, paralelisht me pasionin e saj,sportin e Radioamatorizmit,Agllaia starton studimet Universitare pranë Filialit të Universitetit të Tiranës,në qytetin e Vlorës,në sistemin pa shkëputje nga puna,duke vijuar në degën Ekonomi-Plan,të cilat i përfundon me rezultate të larta dhe Diplomohet si Ekonomiste. Pasioni dhe talenti i saj i rrallë,motivojnë Agllainë të ushtrojë dhe vijojë sistematikisht, me një këmbëngulje,me një sedër admiruese dhe vullnet të jashtëzakonshëm të stërvitet e njëherazi të përfaqësohet në Kampionatet kombëtare,duke u lauruar dhe shpërblyer me vende nderi e përpos kësaj, duke kontribuar dinamikisht në rolin protagonist në klasifikimin e ekipit të femrave të «Flamurtarit».

Në kuptimin e vërtetë të fjalës, ajo dëshmonte se ishte virtuoze në angazhimet e saja,dhe nuk vonoi të shënonte suksesin e parë,i cili në vijimësi,u pasua nga një sërë të tjerësh,duke u kurorëzuar si Kampione Kombëtare,ndër të parat femra Kampione-Protagoniste në qytetin e Vlorës në Radioamatorizëm,padyshim një sukses plotësisht i merituar dhe i padiskutueshem në rrjedhën e atyre viteve. Agllai Thomai (Dhima), në rrugëtimin e saj sportiv,dëshmoi se ishte realisht një sportiste, e cila gradualisht hap pas hapi, rriti nivelin dhe performancën e saj, duke u shndërruar në një pike mbështetëse rezultative dhe tepër të rëndësishme të ekipit «Flamurtari».

Madje pasur parasysh edhe momente vendimtare jetësore,kur Agllaia ndodhej vetëm 20 ditë përpara sjelljes në jetë të fëmijës së saj,duke sfiduar me vendosmëri çdo lloj rreziku eventual dhe këshillat mjekësore,me besim të patundur dhe me zhdërvjelltësi, angazhohet me pjesëmarrjen e saj, në garat respektive të Spartakiadës Kombëtare që zhvilloheshin në Tiranë,duke prekur rishtaz suksesin dhe duke u kurorëzuar me Medaljen e Bronxit,madje në tepër të vështira e në pamundësi për t’iu nënshtruar kushteve të stërvitjes sistematike,për efekt të shtatëzanisë.Realisht një sukses i jashtëzakonshëm dhe një Medalje tepër e çmuar si për Agllainë si sportiste,po ashtu edhe në aspektin kolegjial për ekipin e «Flamurtarit», e fituar në veprimtari të rëndësishme siç ishte Spartakiada Kombëtare,një arritje dhe vlerësim motivues njëherazi edhe për trajnerin e saj,Farudin Leskaj,ish Kampion Kombëtar në Radioamatorizmin shqiptar. Kohë sakrificash realisht,periudha impenjimesh tepër serioze, kur Agllaia ndodhej në kulmin e energjive dhe arritjes së rezultateve të larta,falë pasionit dhe ndërgjegjësimit sportiv, falë stërvitjes intensive si gjithë magjia e çelësit të suksesit në arritjen e objektivave të vendosura,me vetëmohim dhe sakrifica, me energjitë e pashtershme,në kohë me shi,me diell apo nxehtësi në periudhën e verës,ku temperaturat në Vlorë përcëllonin dhe kapërcenin mbi 40 gradë, çdo moment shfrytëzohej në maksimum në shërbim të stërvitjes komplekse dhe aftësimit të saj.

Duke sendërtuar realisht thënien lapidare të Oprah Winfrey – «E dini që jeni në rrugën e suksesit,atëherë kur ju do të punonit dhe nuk do të duhet t’ju paguajnë për të». Κοhë kur mundi dhe përmbajtja e djersës së stërvitjes shpërblehen me spikatje dhe arritje rezultatetesh, sistematikisht për disa vite rradhazi.Duke vijuar këtë aksiomë suksesi,në vitin 1979, Agllai Thomai (Dhima),e shquar për sakrificat dhe shembullin e saj, duke u shquar për kontributin energjik, të jashtëzakonshëm,për vullnetin e hekurt, inteligjencën dhe profesionalizëm në zhvillimin e garave tejet të vështira të korifejve të Radioamatorizmit, shkëlqen duke thyer njëri pas tjetrit rekorde kombëtare në garën e «marrjes me vesh», ashtu sikundër edhe në atë «të gërmave», apo «të shifrave» dhe «fjalive»,duke u lauruar me Titullin e Lartë të «Mjeshtres së Sportit»,një vlerësim jashtëzakonisht madhor për sukseset e arritura dhe protagonizmin e saj në ekipet femërore e duke u shndërruar njëherazi në një Simbol – Εmblemë Sportive Kombëtare.

E formatuar tanimë si një figurë dhe personalitet sportive me reputacion,në harkun kohor të viteve 1979-1984, Agllaisë, si një sportiste e kompletuar dhe me talent, i besohet detyra e Trajneres së ekipeve të Radioamatorizmit për femra dhe meshkuj të «Flamurtarit»,falë aftësive të jashtëzakonshme, falë karrierës brilante të suksesshme sportive,duke qenë Kampione Kombëtare në një sërë veprimtarish kombëtare, bindëse dhe tepër e gatshme,të cilën e kryen me ndjenjë të lartë përgjegjësie, me përkushtim dhe devotshmëri,duke përvijuar një stil novator stërvitjeje që karakterizohej natyrisht prej suksesit dhe duke kontribuar dinamikisht në përzgjedhjen dhe stërvitjen e gjeneratave të reja vlonjate të Radioamatorizmit.

Pavarësisht punës admiruese si trajnere,ndonëse rezultateve të larta, arsyet vetiake shëndetësore,e imponojnë të shkëputet para kohe prej karrierës së saj, sa të suksesshme po aq edhe brilante sportive në Radioamatorizëm,ndërkohë që në thellësi të shpirtit të saj,paçka se në distance,me emocione krejt të veçanta,jetonte e përjetonte me proceset e përparimit dhe vijimësisë së ekipeve të «Flamurtarit»,duke mbetur si një simbol dhe model frymëzues për shumë prej të rinjve pasues në këtë sport.

Në ato vite kulmore të karrierës së suksesshme sportive,në ato vite kurajosh e sakrificash të parrëfyera, që nuk stepej përpara asgjëje, për të arritur rezultatet dhe objektivat që synonte,në gjithë ato arritje madhështie dhe lartësi suksesesh të Agllai Thomai (Dhima),inkurajimi,motive,nxitja dhe mbështetja e garantuar ishte bashkëshorti i saj,futbollisti i shquar,trajneri i suksesshëm, drejtuesi i sprovuar dhe edukatori i një sërë brezave vlonjate,energjiku dhe një ndër figurat triumfative e të ndritura sportive të qytetit të Vlorës,i mirënjohuri,Niqifor Thomai. Lidhur me kontributet e Protagonizmin e saj,falë kapaciteteve të saj dhe një pune të jashtëzakonshme, falë shkëlqimit në veprimtaritë e saj të suksesshme sportive, falë kontributdhenies admiruese,në 28 Prill 2018,Agllai Thomai (Dhima),Dekorohet me titullin e «Mirënjohjes së Qytetit» të Vlorës,ndërkohë që njëherazi propozohet për t’iu akorduar titulli «Qytetar Nderi» e Vlorës. Epilog……. Kolosja dhe Emblema e Radioamatorizmit vlonjat, Agllai Thomai (Dhima),një ndër sportistet e spikatura të Sportklub «Flamurtarit» ndër vite,me një performancë absolute, një jetë pasionante intensive dhe sistematike tejet të përkushtuar interesante dhe plot larmi në veprimtari sportive,motivi më i bukur për gjithçka kontribuoi dhe arriti si sportiste e si njeri, kjo grua energjike dhe stoike,një qenie realisht e jashtëzakonshme dhe e shkëlqyer, tepër fisnike dhe heroike e atyre kohëve të papërsëritshme tepër të vështira, përpos të tjerash në misionin e saj hyjnor,një nënë shembullore dhe gjyshe e përkushtuar dhe krejt e vecantë,një bashkëshorte model dhe e pakrahasueshme,që sfidoi gjithçka dheu ngjit në lartësitë e Piedestalet e Korifejve të sportit shqiptar, si Kampione në Radioamatorizëm.

Jeta e përditshme e saj,mbetet si simboli i një njeriu tepër të thjeshtë, modeste dhe zemërbardhë,një bashkëqytetare e sprovuar dhe e përkushtuar,një figurë e vlerësuar dhe personalitet dinjitoz tepër i nderuar.Rrugëtimi i saj, ishte një sprovë duke ndjekur sistematikisht e me përpikmëri atë Motiv në Horizontin e largët, që s’ishte tjetër përveçse Radioamatorizmi.

Me përkushtimin dhe shpirtin e garës,guxoi dhe mundi të ngjitej në lartësitë e Suksesit Protagonist në fronin e Mbretëreshës së Radioamatorizmit shqiptar. Agllai Thomai (Dhima),- një emër, një simbol,që ende në ditët e sotme,dashamirësit dhe sportdashësit e shumtë të Radioamatorizmit, e kujtojnë me shumë respekt dhe njëherazi me nostalgji. Një jete sportive dhe njerëzore të mbushur me sakrifica, por edhe mbijetesë,një prej emrave që me shpirtin saj spikati në garat e Radioamatorizmit,që shkëlqeu si Protagoniste dhe si Kampione me ngjyrat Kuqezi të ekipit të «Flamurtarit». Dita e sotme përkon me ditën festive të Përvjetorit të Ditëlindjes të kësaj gruaje aq të ndjeshme, po aq fisnike dhe shpirtmirë, këmbëngulëseje dhe aq të paepur, për Kampionen dhe Mjeshtren magjepsëse të Sportit, Agllai Thomai (Dhima).

Me respekt e nderim të vecantë,me krenari e gëzim, me ndjesi nostalgjie,me mirënjohje të pakufishme dashurie dhe respekti, ravijëzojmë përsiatjen e një portreti individual, si një mesazh kuptimplotë vlerësimi, për virtuozen dhe talentin e rrallë,për Njeriun,Gruan e nderuar,Sportisten,Kampionen,Trajneren, Bashkëshorten,Nënën dhe Gjyshen e mallëngjyer, për personalitetin dhe figurën e Radioamatoristes së shquar e të talentuar, për dhërmiasen që lartësoi përveçse qytetin e Vlorës edhe vendlindjen e prindërve të saj – Dhërmiun duke lënë gjurmë të pashlyeshme. Formulojmë dhe përcjellim urimet më të përzemërta : Gëzuar Përvjetorin e Ditëlindjes,plot shëndet,energji dhe lumturi familjare bashkëpatriotja e nderuar,Agllai Thomai (Dhima), Kampionia e padiskutueshme,Mbretëresha e Radioamatorizmit shqiptar.  Vlora News

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button