Sport

Lajm i madh nga UEFA, Shqipëria do të mirëpresë ndeshjet e Champions-it të Futsal

Një tjetër lajm pozitiv vjen nga UEFA për FSHF-në dhe Shqipërinë! Pasi iu besua organizimi i ndeshjeve të turit para-eliminator të Champions League 2021/2022, dhe organizimi i finales së madhe të UEFA Conference League 2022 në Air Albania Stadium, UEFA ka vendosur që Shqipëria të mirëpresë edhe disa nga ndeshjet e Futsal Champions League 2021/2022.

UEFA ka hedhur të mërkurën shortin për fazën para-eliminatore të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë në futbollin e sallës, duke ndarë 32 skuadra në 8 grupe me nga 4 skuadra. Duke qenë se sezonin e kaluar edhe aktivitetet në sallat e mbyllura u ndërprenë për shkak të pandemisë COVID-19, është vendosur që nga Shqipëria të marrë pjesë në këtë turne KF Tirana, si kampionia e fundit e shpallur në mënyrë sportive. Një praktikë të tillë UEFA e ka përdorur edhe në përzgjedhjen e shumë skuadrave të tjera, që nuk kanë mundur dot të marrin pjesë në kampionate pas pezullimit të aktiviteteve.

Klubi kryeqytetas është shortuar në Grupin C së bashku me Haladás VSE (HUN), FC Differdange 03 (LUX) dhe Utleira Idrettslag (NOR). Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri. Në ditët në vijim do të përcaktohet edhe kalendari i ndeshjeve me datat kur do të zhvillohen këto sfida.

Fakti që UEFA i beson FSHF-së organizimin dhe pritjen e sfidave të një niveli të lartë ndërkombëtar tregon edhe një herë se Federata është një partner serioz, i besueshëm dhe ka përmbyshur gjithmonë me shumë sukses sfidat që i janë besuar këto vite të fundit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: