
Juventus mund të buzëqeshë. Manuel Locatelli ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe është bashkuar me grupin. Sipas asaj që shkruajnë mediet, mesfushori do të jetë nën dispozicionin e trajnerit Allegrit për ndeshjen e finales së Kupës së Italisë, e programuar për datën 11 maj, ndaj Interit.
Kështu, tekniku do të ketë në dispozicion edhe një tjetër një lojtar cilësor. 24 vjeçari Locatelli ka luajtur 29 takime në Serie A këtë sezon, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë pasin e fundit 3 herë.