Sport

Legjendat e Flamurtarit në një ndeshje miqësore dhe solidare

Flamurtari i viteve 80-90 zbret sërish në fushë. Legjendat e Flamurtarit në një ndeshje miqësore dhe solidare ,edhe si një iniciativë sensibilizimi për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Shqipëri solidare, ka zbritur në fushën e stadiumit të Orikumit, legjendat e Flamurtarit te viteve 80-90, përballe skuadres se shoqërisë shqiptare italiane te peshkut ALMARINA në Orikum. Një iniciative e ish legjendës së Flamurtarit Vasil ruci, së bashku me administratorin e Almarina Orikum, Sheme Kondi. Nje ndeshje që si qëllim,nuk ka patur rezultatin,por një iniciative e shkëlqyer që vjen pikërisht në këto momente solidarizimi për të prekurit nga termeti. Emra si Vasil Ruci, Rrapo Taho,Iljadhi,Gjondeda,Memushi,Lushaj,Haxhiu ,Naco,Laluci e të tjerë i kanë dhënë emocione këtij takimi,përballë skuadrës së shoqërisë AlMARINA,me këta të fundit që natyrisht kanë treguar vlerat e tyre më të mira si shoqëri për tju bashkuiar dhe bërë pjesë e kësaj nisme. Vasil Ruci , legjenda e Flamurtarit,por edhe administratori i ALMarina Sheme Kondi e kanë cilësuar me mjaft vlera një ndeshje ët tillë solidariteti dhe përcjellje vlearsh,për të treguar se të gjithë jemi pranë dhe ndodhemi pranë personave të prekur nga tërmeti,por edhe duke përcjellë vlerat më të mira të futbollit .Taho e Memushi, dy emra të tjerë të atij Flamurtari që bënë historinë e futbollit shqiptar kanë thekuar vetëm fjalët më të mira për nuë aktivitet të tillë me kaq vlera. Në fund nuk ka vlerë rezultati, por loja dhe fusha e blertë në një ndeshje solidariteti, mes një Flamurtari të legjendave të viteve 80-90-të dhe skuadrës së shoqërisë shqiptare-italiane të peshkut në Orikum, ALMARINA. Vlerësim dhe padyshim respekt për atë ndeshje miqësore me mjaft vlera të rëndësishme solidariteti

.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close