
Polonia është një pikë më pak Shqipërisë në Grupin I kualifikues të Botërorit. Duke qenë se polakët janë ndeshur dy herë me Anglinë, tashmë ndeshja më përcaktuese pritet të jetë ajo me Shqipërinë. Robert Lewandowski konferencën për shtyp iu referua ndeshjes së parë ndaj kuqezinjve, ku theksoi se kombëtarja polake duhet të ketë kujdes.
“Duke parë ndeshjen tonë të parë, u kemi lejuar atyre shumë territor. Duhet të fokusohemi në maksimum dhe të shohim gabimet që bëmë në ndeshjen e parë me ta. Shqipëria ka shumë lojtarë të rëndësishëm e të njohur në Europë dhe duhet t’i respektojmë.
Nëse dëshirojmë që të shkojmë në “play off”, duhet të fitojmë patjetër me Shqipërinë. Gjërat varen nga ne, e kemi vetë fatin në dorë dhe të mos presim rezultatet e rivalëve të tjerë”, deklaroi Lewandowski.