Tashmë ka nisur të mbushet salla ku do të mbahet ceremonia e ‘Topit të Artë’ për vitin 2019, në Paris, që do të nisë nga ora 20:30 Në mesin e të shumtëve që kanë shkelur në tepihun e kuq, është edhe kandidati numër një për ta rrëmbyer Topin e Artë, Lionel Messi.
Sulmuesi i Barcelonës si gjithmonë, shoqërohej nga bashkëshortja, Antonella dhe djemtë, Thiago e Mateo, derisa me të ishin edhe delegacioni i Barçës, futbollistët De Jong, Griezmann e Ter Stegen. Raportohet se Messi do të fitojë sonte ‘Topin e Artë’, që do të ishte i gjashti në karrierë, më shumë se çdo kush në histori.
The @FCBarcelona's delegation had just arrived with Lionel Messi, @AntoGriezmann and @DeJongFrenkie21 👀✨#ballondor pic.twitter.com/2MN0NkRWYt
— Ballon d'Or (@ballondor) December 2, 2019
Casual family picture of @FCBarcelona! 😁 #ballondor pic.twitter.com/t8Uw05dGxa
— Ballon d'Or (@ballondor) December 2, 2019