Sport

Liverpool bën goditjen e fundit në merkato, i “rrëmben” Bayern-it mesfushorin 21-vjeçar

Liverpool ka arritur të transferojë orët e fundit të merkatos Ryan Gravenberch. Holandezi 21-vjeçar u transferua nga Bayern Munchen për shifrën 40 milionë euro.

Mesfushori u transferua vitin e shkuar në Bavari nga Ajax por nuk gjeti minutazhin e duhur tek ekipi gjerman. Granvenberch do të marrë numrin 38 dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar në mesfushën e “The Reds”.

Ai i bashkohet përforcimeve të tjera në mesfushë si Mac Allister, Szobolai dhe Endo. Trajneri Klopp e ka vlerësuar Gravenberch si një “talent i jashtëzakonshëm”.

Ndërkohë drejtuesit e Liverpool kanë refuzuar një ofertë nga Arabia për Mohamed Salah. Ka qenë ekipi i Al ittihad që ofroi 150 milionë euro për egjiptianin por nuk u pranua, pasi Salah është i pashitshëm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close