Ish futbollisti i Manchester United, Wayne Rooney, sot drejtoi skuadrën e tij Derby County si menaxher i përkohshëm. Derby barazoi me rezultat 1-1 ndaj skuadrës Wycombe në Pride Park. Skuadra e Rooneyt ishte duke udhëhequr nga minuta 36’ me golin e Holmes por në fund shpresat e anglezit për një fitore i shuajti Bloomfield në minutën 81’. Rooney do të jetë menaxher i përkohshëm i skuadrës, por mund të ndodhë që rezultatet ta mbajnë anglezin në klub edhe për më gjatë.
Categories
Sport