Categories Sport

Lojrat Olimpike! Boksieri i Marokut kafshoi kundërshtarin pas përfundimit të ndeshjes

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Lojrat Olimpike 2020. Boksieri i Zelandës së Re, David Nyika, u kafshua nga kundërshtari i tij maroken, Youness Baalla ditën e sotme.

Skena ndodhi pas humbjes, në përqafimin e fundit. Pas ndeshjes, Nyika u shpreh i habitur sesi gjyqtarja nuk e kishte vërejtur këtë incident.

“A e patë ju? Mendoj se gjyqtarja s’e pa. Ajo ishte më së afërmi nesh. Ai nuk arriti të më kafshojë me tërë gojën. Fatmirësisht ai e kishte mbrojtësen e dhëmbëve e cila ishte e djersitur”, tha Nyika, i cili në çerekfinale do të përballet me bjellorusin Uladzislau Smiahlikau.

Ky incident, i cili po e bën xhiron e botës nëpër rrjetet sociale, e sjell në mendje luftën famëkeqe të Mike Tyson kur ish-kampioni i botës ia copëtoi një pjesë të veshit Evander Holyfieldit në vitin 1997.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME