Sport

Luiza Gega flet para Lojrave Olimpike: Kam emocione, pavarësisht eksperiencës

Luiza Gega do jetë pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike. Në një intervistë për “Ëake- up”, ajo ka treguar emocionet para kësaj experience. “Nuk ka kaluar as 24 orë nga bërja e tamponit, e bëjmë çdo ditë. Kishim një tranzit në Stamboll, u akomoduam në hotelin e aeroportit dhe gjeta mundësinë që të mos humbja stërvitjen, mos të humbasë dita pa stërvitje. Këtë gjë e bëj pasi nuk janë hapur ende ambientet për sportin e atletikës, pasi ne i fillojmë garat më vonë.

Kam emocione, jo bllokuese normalisht, por është një aktivitet kaq i madh që të gjithë e ëndërrojnë dhe kemi vite që përgatitemi. Emocionet janë, pavarësisht eksperiencës ndër vite, prapë emocionet e garës duket se do i kem gjithë jetën. Uroj të realizojmë objektivat për të cilat lodhemi dhe punojmë çdo ditë”, ka treguar ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: