Sport

Majlinda Kelmendi mbyll karrierën si xhudiste

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi do të mbyll sot karrierën e saj si sportiste aktive. Për tërheqjen nga sporti të Kelmendit do të organizohet një ceremoni nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ceremoni që do mbahet sot në stadiumin “Ali Hadri” në Prishtinë, ora 18:00. Majlinda pati arritje të mëdha në skenat botërore të xhudos, duke përfaqësuar më së mirë gjithë shqiptarët.

Në karrierën e saj Kelmendi ka arritur të koleksionojë plotë 46 trofe shumë të rëndësishëm në xhudo, teksa ka fituar 32 herë medaljen e artë, 6 herë medaljen e argjendë dhe 8 herë të bronztë. Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë. Ajo tashmë është angazhuar si trajnere e këtij sporti përkrah trajnerit, Driton Kuka, duke vazhduar të jetë pjesë e këtij sporti, por tani do japë kuntribut në stërvitjen e brezave të rinj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: