fbpx
Sport

Makinat luksoze në garazh, lojtarët e Atletikos shkojnë në stërvitje m Fiat Panda (Video)

Futbollistët e Atletico Madridit kanë bërë një gjest të veçantë. Shpesh jemi mësuar t’i shohim me makinat e tyre luksoze rreth parkimit të stadiumit, teksa pagat e tyre ua mundësojnë një gjë të tillë. Por, ka edhe momente të tilla kur në pah del modestia.

Kryeqyteti spanjoll është mbuluar së fundmi nga dëbora. Kështu, për shkak të stuhisë që ka goditur vendin, lojtarët e Atletikos së Madridit kanë vendosur që të shkojnë në stërvitje me një … Fiat Panda, të cilën ia kanë marrë borxh komshiut.

Një makinë kjo që kushton shumë pak dhe është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Karrasko, Lemar dhe Vërsaljiko kanë zgjedhur këtë mënyrë për të udhëtuar në rrugët e mbuluara nga dëbora. Ishte pikërisht mbrojtësi kroat që ka publikuar edhe video gjatë rrugës për në “Vanda Metropolitano” në rrjetin e tij social në “Instagram”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button