Categories Sport

Mashtruan për një vend në garën Olimpike, pezullohet atleti Izmir Smajlaj bashkë me dy zyrtarë të lartë të atletikës

Atleti Izmir Smajlaj është pezulluar përkohësisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU) të premten së bashku me dy zyrtarë të lartë të trupit të atletikës së në Shqipëri pasi dyshohet për shkelje të Kodit të Sjelljes së Integritetit të Atletikës Botërore.

Presidenti i Federatës Shqiptare Gjegj Ruli dhe Sekretari i Përgjithshëm Nikolin Dionisi u akuzuan së bashku me Smajlajn se dyshohen për dhënien e informacionit të rremë te organizmi global dhe AIU për rezultatin e një gare të zhvilluar në Tiranë në maj 2021.

Smajlaj konkurroi dhe u rendit i pari me një distancë prej 8.16 metra në garën “Dita e Kërcimeve”, gjë që i dha atij një vend universaliteti për të garuar në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e kaluar.

Organi i pavarur AIU, e cila mbikëqyr çështjet e integritetit në atletikën ndërkombëtare, tha se treshja akuzohet për shkelje të dyshuara të rregullave në lidhje me ndershmërinë, ruajtjen e integritetit të konkurrencës, dështimin e raportimit dhe bashkëpunimin.

“Mandati i AIU-së është të sigurojë konkurrencë të pastër dhe të ndershme dhe të mbajë përgjegjës këdo që mund të ketë shkelur Kodin e Sjelljes së Integritetit për veprimet e tyre, përfshirë zyrtarët e rangut të lartë”, tha në një deklaratë kreu i AIU-së, Brett Clothier.

“Manipulimi i konkurrencës është një kërcënim serioz për integritetin e atletikës dhe AIU është e përkushtuar të mbrojë sportin tonë prej tij”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME