fbpx
Sport

Mbappe asiston, Icardi shënon, PSG merr fitoren e tretë rradhazi

Shërben Kylian Mbappe, shënon Mauro Icardi. Bashkëpunimi efikas mes talentit francez dhe sulmuesit argjentinas prodhoi dy gola në dukje të thjeshtë por me plot klas nga mënyra e realizimit në sfidën mes Reims dhe PSG, që u mbyll me fitoren 0-2 të kampionëve në fuqi të Francës.

Nuk shënoi Neymar, as Mbappe, dy “yjet” e Parisit i patën rastet, por ishin të pafat në konkludim.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 9-të, teksa Mbappe në një nga depërtimet e tij drejt qendrës pasi për Icardin, i cili i vodhi kohën mbrojtësit dhe e dërgoi topin aty ku nuk mund ta arrinte portier vendës. Në rastin e golit të dytë, argjentinasi e pati si lojë fëmijës devijimin e sferës për në rrjetë, pasi u asistua po nga Mbappe. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për PSG-në, pas atij starti negativ me dy humbje të njëpasnjëshme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button