Nuk kanë fund gjyqet për Luftëtarin. I radhës që kërkon pagat dhe letrat nga klubi është Aurel Demo, i cili, në fakt, u projektua si kapiten pas largimit të Rapos.
“Panorama Sport” mëson se mbrojtësi ka njoftuar klubin dhe tashmë pritet se çfarë vendimi do të japë Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve. 23-vjeçari që mund të luajë në disa pozicione është joshur nga një ofertë e Kukësit. Gjithashtu, për të mësohet se interesohet edhe Bylisi.