Sport

Mbyllet me dy medalje të arta aventura e Kosovës në Tokio, trajneri Driton Kuka: Po më duket si në ëndërr

Ka përfunduar aventura fantastike e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Xhudo si gjithmonë, ka qenë krenaria e Kosovës pasi kishte pesë garues, ku natyrisht nuk ka munguar edhe suksesi. Kosova ka siguruar dy medalje të arta në ‘Tokio 2020’, në garat e xhudos me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën që i fituan ato.

Distria Krasniqi fillimisht fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa suksesin e ‘Disit’ e përsëriti edhe Nora Gjakova që triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë. Në garë për medalje ishin edhe Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova e Loriana Kuka, por për fat të keq nuk arritën të fitonin kësaj radhe medalje.

Gjithë shqiptarët anë e mbanë botës iu gëzuan këtij suksesi historik, derisa për të ka folur edhe trajneri Driton Kuka.

Trajneri legjendar nga Kosova ka shkruar një status të gjatë në rrjetet sociale ku ka folur për këtë aventurë fantastike të Dardanëve në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Kuka ndër të tjera ka thënë se po i duket si në ëndërr që nga pesë garues të fitojnë dy të arta, medaljet janë të gjithë ekipit. Trajneri shkruan se ekipi që ai stërvitë gëzohen e qajnë së bashku në fitoret dhe humbjes dhe aty qëndron forca e tyre.

Postimi i plotë: Samurajët Shqiptar… Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare

Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike!

Dy Medalje të Arta! Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta!

Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren! Ashtu siç ishte e arta e Majlindes.

Ekipi jemi ne që stërvitim,gëzohem e qajmë së bashku në fitore e humbje,aty qëndron forca jonë e madhe!

Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trajnerit, por kjo krejt është shpaguar…

2 Olimpiada 3 Medalje të Arta! Me dhjetëra medalje Evropiane e Botërore!

Këta jemi ne! I gëzofshim medaljet të gjithë ne,Shqiptarët kudo që jemi!

Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra mijëra miqve. Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit,jeni mashtruar në llogari!

Spo flas më shumë për sojin e juaj se sdua ta prish festën e madhe! E kam thanë edhe më herët. Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë! Kosova mbi të gjitha…

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: