Categories Sport

‘Merkato titulli’, analiza e Dabullës: Asnjë diferencë me Partizanin e Kukësin

Tirana e ka nisur më shumë se mirë sezonin. Por më shumë se 7 pikë të grumbulluara, bie në sy fakti që nuk kanë pësuar asnjë gol në 270 minuta.

Diferencën po e bën “garda e vjetër”, duke filluar nga Ilion Lika në portë e për të kaluar te Tefik Osmani në qendër të mbrojtjes. I këtij mendimi është edhe Rezart Dabulla, i cili evidenton se merkatoja ka shtuar cilësinë dhe mbi të gjitha eksperiencën e munguar.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi analizon startin dhe hapur e thotë se ky mund të jetë viti i titullit. Gjithsesi, paralajmëron se vend për “rehat” nuk ka. Prova e vërtetë do të nisë tani dhe sipas 39- vjeçarit, pesha i mbetet Ardian Memës.

Dabulla Tirana

7 të grumbulluar dhe asnjë gol i pësuar. A është shtuar siguria në prapavijë prej “gardës së vjetër” me Likën e Osmanin?

E shoh pozitivisht gjendjen e skuadrës në tërësi dhe ardhjen e këtyre lojtarëve në veçanti. Kanë përvojë dhe po i shërbejnë ekipit. Në këto 3 javë kanë funksionuar mirë. Por është shpejt për të qenë rehat. 7 pikë nuk janë keq, por mund të kishin edhe 9.

Është kjo merkatoja më e mirë që ka bërë Tirana, që prej kohës së titullit të fundit?

Besoj se është një nga merkatot më të mira që nga titulli i fundit. Kanë ardhur emra që kanë treguar vlera tek ekipet ku kanë luajtur. Nuk janë anonimë, si të tjerë që dikur vinin me bujë. Bravo i qoftë trajnerit Mema për përzgjedhjen e bërë, por tani nis pjesa më e vështirë. Duhet të menaxhojë këta lojtarë që ka.

Është e vështirë që të menaxhosh shumë lojtarë me CV dhe sedër, ose e thënë ndryshe, “gjela”?

Kjo është zotësia e trajnerit. Një trajner duhet të jetë edhe menaxher i mirë në këtë prizëm. Lojtarët që ka zgjedhur po vetë, duhet të dijë t’i menaxhojë dhe ata për trajnerin të japin maksimumin. Nëse ia del, do ketë sukses. Sedra dhe egoja nuk janë assesi minus.

Me Lilën e Vangjelin, a bëhet më e fortë mbrojtja?

Do të jetë më e mirë se ç’është tani. Ndonëse edhe këtyre lojtarëve do t’u duhet pak kohë që të ambientohen. Unë kam qenë gjithnjë partizan që Lila të vinte te Tirana, jo tani, por shumë më herët. Jam pro. Jo vetëm për atë që ka dhënë në Kombëtaren shqiptare, por për atë që japin. Ndonëse nuk janë sikur kanë qenë të rinj, në fund të fundit edhe eksperienca ndihmon shumë. Dhe Tirana në këtë moment, veç aftësive ka nevojë për përvojën e tyre. Ajo sjell qetësi, frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi, ka një shkallë hierarkie. Them se do ta ndihmojë ekipin që të rritet më shumë.

Mund ta ndihmojë deri në atë pikë sa të sjellë edhe titullin e munguar dhe sidomos për 100-vjetorin?

Do të shpresoja shumë që ky të ishte viti i Tiranës dhe të shpallet kampion. E pamundur nuk është, pasi Kukësin e Partizanin i kemi parë dhe nuk kanë diferenca shumë të mëdha.

Dabulla ne Tirana-Kamza 2-0

Nuk shihni ndonjë ekip më para tjetrit?

Letrat të gënjejnë, ndonëse të gjithë thonë “jemi ne një hap përpara”. Fusha do tregojë gjithçka dhe në këto 3 javë kanë qenë diferenca të vogla. Që të tria skuadrat kanë gabuar, kampionati ka edhe 33 javë të tjera. Do të ketë oshilacione, ndaj mendoj se ai ekip që do të jetë më i përgatitur për të kaluar këto minikriza rezultatesh, do të jetë më lart. Se kush do jetë, nuk mund ta them pas 270 minutash.

Pauza vjen në momentin e duhur për bardheblutë?

Do shërbej për mirë, pasi u jep kohë lojtarëve të afruar të përshtaten me grupin, ndërkohë që edhe vetë ekipi do ketë mundësi të rikuperojë ato gabimet që ka bërë deri më tani.

krenar alimehmeti rezart dabulla derdhin gjak

“Klasiken” si e patë?

Me një pjesë të parë më të mirë të Vllaznisë dhe të dytën për Tiranën. Po m’u bë shumë qejfi që Tirana fitoi në Shkodër pas 4 vitesh, pasi me këtë dha edhe një lloj “sms”-je, se dinë të marrin pikë edhe kur nuk shkëlqejnë.

Po kthehet ajo Tirana që i peshonte edhe fanella?

Të shpresojmë. Uroj që të kthehet ajo, pasi lojtarët i ka. Kanë përvojë, cilësi dhe elementë të rinj që po rriten.

Grent Halili ju ka befasuar?

Jo, nuk ka vend për befasi. Grenti, sido që të jetë, duhet të ulë kokën, të punojë më shumë. Kur të japë shumë asiste të tjera dhe të shënojë më shumë gola, atëherë do arrijë që të shkëpusë atë perceptimin që e kanë të tjerët, se është djali i presidentit. Është në rrugën e mbarë. Është rritur shumë nga vjet, por ka mundësi që të bëjë shumë më mirë.

Dunga apo Ngo, cili ju ka bindur në sulm?

Ndonëse nuk është ende në formën optimale, për mua Ngo është më mirë. Lidhet më kollaj me pjesën tjetër të ekipit. Ka qenë rezultativ.

dabulla-dhe-dimo

Ka ardhur koha që tifozët t’u japin fund mërive dhe të jenë më pranë ekipit dhe klubit?

Kjo duhet të ndodhte shumë kohë përpara. Tifozët kanë dhe nuk kanë të drejtë. Ata duan që të fitojë ekipi i zemrës dhe kur ekipi ia plotëson këtë dëshirë, atëherë edhe mëritë do të sheshohen. Nëse nuk ke çfarë iu ofron sportdashësve si në lojë e rezultat, normalisht që edhe ata e kanë të vështirë të vijnë në stadium. Tifozët janë kthyer dhe mendoj se nëse ekipi do të jetë në majat e renditjes, mëritë do të sheshohen.

Derbi këtë sezon do të luhet më në fund për titull…

Duhet të shohim nëse do të jetë apo jo Tirana gati për ta mundur dhe thyer atë makthin që po zgjat prej 5 vitesh. Mundësitë i kanë, grupi dhe stafi po është. Lojtarët e njohin rëndësinë e derbit. Me deklarata e tifozllëk ndoshta e kanë fituar derbin deri më tani, por ka ardhur koha që t’ia dalin edhe në fushë.

Keni parë diçka që nuk ka shkuar siç duhet në këto tri javë dhe duhet të korrigjohet?

Gabime ka sa të duash, pasi ekipi është në formim e sipër. Rëndësi ka që janë marrë pikët dhe rezultati të jep mundësi që të punosh në qetësi. Nuk mund të pretendohet që Tirana ka qenë perfekte në këtë start.

Ndeshja e futbollit, Tirana-Bylis i Ballshit, 3-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME