Sport

Merr fund agonia për Michael Schumacher, kampioni është çuar në këmbë

Michael Schumacher, para 5 vitesh pësoi një aksident të tmerrshëm në një pistë skish. Prej shumë kohësh 7-herë kampioni i Formula 1 dergjet në shtrat.

Por së fundmi “Daily Mail” raporton se Schumacher ka bërë përmirësime në javët e fundit e madje thuhet dhe se ai është çuar në këmbë.

Po sipas “Daily Mail”Schumacher nuk qëndron më i shtrirë në krevat dhe se agonia për të ka marrë fund. Gjithashtu mësohet se trajtimi i tij kushton më shumë se 55 000 euro në javë dhe se ai vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës.

Nëse Michael Schumacher arrin ta marrë plotësisht veten, ku i dihet ndoshta një ditë mund ta shohim edhe në pistën e garave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close