Dita e djeshme ishte e veçantë për ish-futbollistin e Evertonit, Kevin Mirallas. Ai festoi 33-vjetorin e lindjes në një klub të ri në Superligën turke Gaziantep.
Deri këtu nuk ka shumë gjëra për t’u habitur, por klubi i ri e prezantoi në një mënyrë krejtësisht të veçantë. Mirallas mbante një bakllava në dorë me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen”, një ëmbëlsirë tradicionale shumë e preferuar në Turqi, por edhe në vendin tonë. Të shpresojmë që mos e teprojë shumë, pasi kilogramët e tepërt nuk do të ishin mirë për ruajtjen e formës sportive. Koha Jone/