Categories Sport

Messi: Futbolli dhe jeta nuk do të jenë njëlloj si më parë!

Lionel Messi është kthyer të flasë për momentin e vështirë me të cilin po përballet bota për shkak të koronavirus-it. Një problem që ka goditur të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë edhe futbollin. Argjentinasi është i bindur se La Liga dhe futbolli nuk do të jenë njëlloj si më parë.

“Ndihem shumë keq për faktin se shumë njerëz kanë humbur jetën. Pothuajse të gjithëve ne na mbetet dyshimi sesi do të jetë bota pas gjithë kësaj që ka ndodhur.

Përtej asaj që ka ndodhur, nga izolimi i detyruar për të qenë të sigurt, shumë njerëz kanë qenë të detyruar të përballen me momente shumë më të vështira. Kjo situatë ka krijuar shumë probleme. Shumë persona kanë humbur pjesëtarë të familjes ose miq. Nuk kanë patur as mundësinë që t’u thonë lamtumirë”.

Mendoj se kjo krizë e shkaktuar ka krijuar shumë probleme, por nuk do të jenë kurrë aq të rënda sa humbjet që shumë persona kanë pësuar. Nuk ka asgjë më të rëndë se të humbësh një njeri të dashur.  Futbolli, por edhe vetë jeta, nuk do të jenë më si më parë pas koronavirus-it. Pas gjithë kësaj që ka ndodhur do të kthehemi në normalitet, por do të jetë një normalitet i ri”, tha Messi për “El Pais Semanal”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME