Sport

Messi nis të mendojë për jetën pas futbollit, ja projekti ambicioz si biznesmen

Edhe pse është tronditëse për fansat e tij, Lionel Messi është në fazën e fundit të karrierës. Ai e di këtë, tashmë ka njoftuar se “Katar 2022” do të jetë Botërori i tij i fundit dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, po zgjeron biznesin jashtë fushës së lojës për t’iu përkushtuar plotësisht kur “t’i varë këpucët në gozhdë”.

Në këtë kuadër, ai themeloi një kompani që do të kërkojë të investojë në teknologji, media dhe sport. Firma quhet “Play Time Sports-Tech HoldCo LLC” dhe do të jetë e vendosur në San Francisko, një qytet në Kaliforninë veriore. Misioni i saj është të këshillojë ekipet e futbollit që të përmirësojnë financat e tyre.

“Jam i emocionuar të zgjerojmë rrënjët tona në Silicon Valley dhe i kënaqur që ‘Play Time’ do të bashkëpunojë me sipërmarrës nga e gjithë bota”, – tha Messi në një deklaratë të publikuar nga agjencia “Bloomberg”.

Grupi i investimeve do të fokusohet në eksplorimin e mundësive që mund të përfshijnë, për shembull, financimin e klubeve. Ai do të analizojë çdo rast specifik dhe investimet do të variojnë nga blerja e pronave sportive deri te financimi i ‘start-up’-eve në fazën fillestare.

Edhe pse emri i “Pleshtit” është më imponues, ose më i rëndësishmi në botën e futbollit, kompania do të drejtohet nga Razmig Hovaghimian, partner i “Graph Venturesy”. Sikur të mos mjaftonte kjo, do të ketë si këshilltar edhe Michael Márquez, partner themelues i bankës së investimeve “Code Advisors”.

Pas autoriteteve, Hovaghimian është gjithashtu bashkëthemelues i kompanisë “Matchday”, e cila tashmë ka “Play Time” si investitorin kryesor dhe planifikon ta lançojë atë përpara fillimit të Kupës së Botës në Katar 2022.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close