Sport

Messi shkruan historinë, rrëmben për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’

Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019, duke shkruar historinë pasi është bërë futbollisti i vetëm që ka rrëmbyer gjashtë herë këtë çmim, duke e lënë prapa Ronaldon me 5 Ashtu siç edhe pritej, Lionel Messi edhe zyrtarisht është fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2019, çmim ky që dhurohet nga ‘France Football’.

Ai mposhti Virgil van Dijkin, Cristiano Ronaldon e Sadio Manen për ta fituar këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori. Leo la Cristianon prapa me pesë ‘Topa të Artë’.

Ky çmim shkoi për argjentinasin falë një tjetër sezoni magjik, ku në 50 ndeshje në të gjitha garat në edicionin 2018/19, shënoi 51 gola dhe dhuroi 22 asistime. Messi në tetor mori një tjetër trofe individual me vlerë, çmimin ‘The Best’ që dhurohet nga FIFA, derisa ka rrëmbyer këtë vit edhe ‘Këpucën e Artë’, gjithashtu gjashtë herë, më shumë se çdo lojtar tjetër n’histori – thjesht i pakrahasueshëm.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe

Close
Back to top button