Sport

Messi “zjarr” ndaj Alaves, barazon rekordin e ish-shokut të skuadrës

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, vazhdon të vendosë rekorde. Në ndeshjen kundër Alaves mbrëmjen e djeshme përveç dy golave shumë të rëndësishëm që shënoi, argjentinasi barazoi dhe rekordin e ish-shokut të skuadrës, Xavi Hernandez.

Spanjolli e ka përfunduar karrierën e tij duke luajtur 505 ndeshje në kampionatin spanjoll, diçka që Leo e arriti mbrëmë. Kështu, 33-vjeçari tashmë e shikon veten në vendin e gjashtë në listën e lojtarëve që kanë luajtur më shumë ndeshje në La Liga.

Messi dhe Xavi

Para tij renditen emra si Paco Buyo që është ndalur në kuotën e 542 ndeshjeve, Eusebio Sacristan me 543 ndeshje, Raul Gonzalez me 550 ndeshje dhe Joaquin Sanchez me 567 ndeshje, i cili është luan ende.

Në vendin e parë pozicionet Andon Zubizarreta me 622 ndeshje, një shifër të cilën Messi vështirë ta arrijë pasi ai dëshiron të largohet nga katalanasit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close