Sport

Migjen Basha në moshën 34-vjeçare i jep fund karrierës si futbollist

Migjen Basha i ka dhënë fund karrierës në futboll. Edhe pse kishte spekulime që Basha do kalonte në Kategorinë Superiore, kjo nuk ndodhi, ndërsa ky i fundit i dha fund karrierës si futbollist aktiv.

“Ka ardhur koha për ta kthyer faqen … Unë arrita të jetoj ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë këtij udhëtimi që filloi në Zvicër dhe më çoi në Itali, Greqi, Australi dhe përsëri në atë katrorë. Gjatë rrugës, me shumë dashuri dhe krenari mbrova edhe ngjyrat e vendit tim. Dua të falënderoj këtu të gjithë ata njerëz që më mirëpritën me krahë hapur dhe më ndihmuan të ndihem rehat Inkurajimi nga familja ime, miqtë, mbështetësit, shokët e skuadrës, anëtarët e stafit dhe madje edhe kundërshtarët! Të gjithë ata disi më dhanë forcën për të luftuar në çdo top. Faleminderit të gjithëve për atë që më keni dhënë gjatë rrugës Është koha për t’i thënë lamtumirë karrierës sime”, shkroi Basha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: