fbpx
Sport

Milan dhe Ibrahimovic e nisin me këmbë të mbarë

Tri pikë për Milanin, dy gola për Ibrahimovicin – s’ka se si të nisë më mirë Serie A për ta. Milani ka rrëmbyer pikët e para në Serie A për sezonin 2020/21. Në ndeshjen e parë, në San Siro, Milani e mundi 2-0 Bolognan, për ta nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri ku objektiv do të jetë zona Champions. Në këtë ndeshje shkëlqeu 38-vjeçari, Zlatan Ibrahimovic.

Ai i shënoi të dy golat për Kuqezinjtë. Golin e parë ai e shënoi në pjesën e parë, në minutën 35’, derisa për 2-0, dhe rezultatin përfundimtar të takimit, Ibrahimovic e shënoi në minutën e 50’. Në këtë mbrëmje, Stefano Pioli ia dha mundësinë ardhjeve të reja, debutuan në pjesën  e dytë Brahim Diaz dhe Tonali.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button