Categories Sport

Milan siguron pjesëmarrjen në Champions pas shumë vitesh, Pioli: E meritonim

Milani dje arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm falë dy golave të shënuar nga Franck Kessie me penallti. Për këtë fitore kundër Atlantës, trajneri Stefano Pioli foli për mediat italiane, duke theksuar se skuadra e tij e meritoi këtë fitore.

“E arritëm kualifikimin në Champions dhe e meritonim, sikurse meritonim edhe vendin e dytë për atë që kemi bërë gjatë gjithë sezoni. Fatkeqësisht lamë pikë kundër Cagliari, por gjithsesi objektivin e realizuam. Jam me të vërtetë shumë i lumtur dhe duhet të falënderoj klubin që na lejoi të punojmë në një mjedis fantastik. Edhe një herë, lojtarët, drejtuesit, stafi dhe tifozët e dëshmuan se çfarë do të thotë të jesh te Milani.

Më mirë jashtë se në shtëpi? Jemi të habitur se si ndodh kjo, por jemi përpjekur ta vlerësojmë situatën. Ndoshta na mungojnë lëvizjet individuale kur kundërshtarët mbyllen në mbrojtje, ndaj jemi më të fortë kur ka hapësira për të luajtur. Kam dëgjuar njerëz që deklaronin në fillim të sezonit se ne paraqitemi mirë pa tifozët, pasi ata krijojnë presion. Nuk e besoj të jetë e vërtetë diçka e tillë.

Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do kishim ndjerë me entuziazmin e tifozëve do të vinte në rritje në San Siro. Ajo që kanë bërë tifozët në mëngjes tregon se sa shumë besojnë ata dhe pasionin e tyre na e kaluan edhe ne.

E kam menduar se nëse nuk do të renditeshim në katër vendet e para, atëherë do të ishte një verë shumë e vështirë. Fuqia e vërtetë e kësaj skuadre është fakti që nuk tërhiqet në momentet e vështira. Jam shumë krenar për forcën mendore që ekipi ka treguar. Kemi qenë pa Zlatan 19 në 38 ndeshje dhe kjo ka bërë diferencën e madhe”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME