Sport

Muriqi drejt largimit, Tare mendon për sulmuesin e Crotones

Vedat Muriqi nuk mundi të lërë shenjë këtë sezon te Lazio. Vetëm një gol në kampionat dhe një në Kupën e Italisë janë fare pak për bomberin dardan. Sezonin e ardhshëm pritet ta shohim larg kryeqytetit, ndërsa Igli Tare ka nisur punën për të gjetur pasuesin e tij.

“Sky” raporton se drejtori sportiv i klubit bardhekaltër po synon të transferojë Simy te Lazio. 29-vjeçari ia ka dalë këtë sezon të shënojë 20 gola në Serie A me Crotonën.

Ekipi kalabrez ra në Serie B dhe largimi i Simy është i paevitueshëm. Për lojtarin ka interesim nga Anglia, por Tare ka nisur negociatat me agjentin e tij dhe po punon për të mbyllur sa më shpejt operacionin e parë të merkatos së verës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: