Categories Sport

Naomi Osaka tërhiqet nga eventi Roland Garros, Detaje

Është 23 vjeç, është numri 2 në botë dhe nuk toleron askënd për shëndetin e saj. Bëhet fjalë për Naomi Osakan, raketa e dytë në botë në renditjen për femra e cila në Roland Garros u shpalli luftë të gjithëve duke paralajmëruar se nuk do të dilte të fliste në konferencë për shtyp në Grand Slamin që ka nisur pasi ajo nuk mund të durojë pyetjet për gjendjen e saj mendore.

Tenistja amerikane e kishte bërë publike këtë vendim përpara se Roland Garros të niste por pas raundit të parë ajo u gjobit nga organizatorët dhe madje u k ërcënua se do të përjashtohej nga eventi.

Në një situate të tillë, Osaka i parapriu të gjithëve madje bëri një lëvizje që askujt nuk i shkonte nëpër mend, duke u tërhequr nga eventi. Një bombë në qiell të hapur për turneun madhor të tenisit që shikon numrin 2 për femra duke ikur në këtë mënyrë.

Askush nga organizatorët e Roland Garros nuk mund ta besonte një lëvizje të tillë por 23-vjeçarja e bëri dhe përmes një letre të hapur shpjegoi edhe arsyet ku shprehet se ajo ka vuajtur shumë nga d epresioni dhe nuk do të toleronte askënd të pyeste apo të merrej me shëndetin e saj.

“Kjo nuk është situata që kam imagjinuar ose synuar ndonjëherë kur postova disa ditë më parë për vendimin tim për të mos folur me mediat. Unë mendoj se tani gjëja më e mirë për turneun, lojtarët e tjerë dhe mirëqenien time është që të tërhiqem në mënyrë që të gjithë të kthehen e të përqëndrohen te tenisi që po zhvillohet në Paris.

Unë kurrë nuk kam dashur të jem tërheqës i vëmendjes dhe e pranoj që koha ime nuk ishte ideale për një vendim të tillë dhe mesazhi im mund të ishte më i qartë.

Më e rëndësishmja, unë kurrë nuk do të banalizoja gjërat lidhur me shëndetin mendor ose ta përdorja termin lehtësisht.

E vërteta është se kam vuajtur periudha të gjata depresioni që nga US Open në vitin 2018 dhe e kam pasur vërtet të vështirë ta përballoj atë.

Kushdo që më njeh e di që unë jam introvert dhe kushdo që më ka parë në turne do të vërejë se unë shpesh mbaj kufje pasi kjo më ndihmon të mbysë ankthin tim shoqëror”.

Osaka u shpreh se zhurma që krijoi ajo dhe debatet e bëjnë nervoze dhe ndaj për të shmangur çdo situate tjetër negative për shëndetin e saj tha se vendimi më i mirë ishe të tërhiqej.

Qindra sportistë, tenistë u shprehën menjëherë në mbështetje dhe solidarizim me tenisten amerikane e cila edhe në kohën e pandemisë, në izolimin social tha se ka patur probleme të mëdha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME