Sonte në orën 20:45 minuta luhet ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Andorrës. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se ekipi kombëtar i Shqipërisë ka mbërritur në Elbasan Arena në orën 19.45 minuta.
Bëhet me dije se deri në orën 18:00 janë shitur 3 500 bileta. Ndeshja Shqipëri – Andorrë do të luhet sonte në orën 20:45 minuta, në kuadër të eliminatorëve “Euro 2020”.