Sport

Ndeshja Tirana-Vllaznia, tifozët hedhin flakadanë dhe thyejnë stola në stadium

Një nga përballjet më me rivalitet në futbollin shqiptar, është padyshim ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë, të cilat po matin forcat në “Air Albania”, me bardheblutë (33 pikë) që do të kërkojnë arratinë në krye, ndërsa shkodranët (25 pikë) duan të rihapin garën për titullin kampion.

Në pushimin e ndeshjes, një tifoz i Tiranës ka hedhur nga kati i dytë një flakadan mes tifozëve të Vllaznisë duke shkaktuar revoltë.

Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ishte me thyerje stolash për të gjuajtur tifozët e Tiranës duke detyruar ndërhyrjen e policisë. Mësohet se disa prej tifozëve janë shoqëruar për të dalë jashtë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close