Categories Sport

‘Ndizet’ gara për titull në Superligë, Tirana rrëzon Teutën, Partizani e Vllaznia…

Superliga ka hyrë në një fazë të ndezur të garës për titull teksa renditja është përmbysur totalisht. Vllaznia dhe Partizani kanë marrë së bashku kreun falë fitoreve ditën e sotme.

Shkodranët mposhtën 2-1 Skënderbeun e Korçës, kurse Partizani ka shpartalluar 4-0 Kukësin. Nga ana tjetër Teuta ka lëshuar kreun prej humbjes në shtëpi 0-2 ndaj Tiranës. Kryeqytetasit gjithashtu kanë shpresa për titullin pasi tashmë ndodhen vetëm 7 pikë larg.

Edhe Laçi ka pësuar ndalesë, duke barazuar 0-0 ndaj Kastriotit, kurse Bylis ka marrë një fitore me vlera në fund ndaj Apolonisë së Fierit. Tashmë vendin e parë e mbajnë me 53 pikë Vllaznia me Partizanin, ndjekur nga Teuta me 52 pikë dhe Laçi me 49 pikë. Në garë është dhe Tirana, teksa gara është mëse e hapur për secilin ekip.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME