
Një moment special është regjistruar në ndeshjen e Superligës greke mes Arisit dhe Artomitosit. Një mace u bë shkak që ndeshja të ndërpritej për disa momente, teksa kaloi nga një skaj në tjetrin e fushës së stadiumit “Kleantis Vikelidis”.
Kjo gjë detyroi gjyqtarin që të ndalote lojës, deri sa macja të dilte nga fusha e blertë, teksa loja rifilloi normalisht. Në fund vendasit e Aris fituan me rezultatin 2-1.