Sport

Nëntë lojtarë shqiptarë në Lojrat Olimpike, të vendosur për tu kthyer me një medalje

Shqipëria ka shkuar në Lojrat Olimpike me nëntë sportist elitarë. Këtë herë, ata kërkojnë që të kthehen në vend me një medalje. Sipas njoftimit zyrtar,  i pari që ka zbarkuar në Tokio ka qenë pikërisht gjimnasti Matvei Petrov, një nga shpresat e mëdha për të arritur në finale dhe me pak fat mund të futet në zonën e medaljeve. Gjimnasti po kalon një formë shumë të mirë dhe nuk ka humbur asnjë minutë duke u stërvitur në kalin mbi doreza.

Delegacionit kuqezi i është bashkuar edhe xhudisti Indrit Cullhaj, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë fluturuar drejt Tokios edhe pjesa më e madhe e sportistëve që marrin pjesë në Lojërat Olimpike, përfshi këtu edhe dy shtangistët e mirënjohur, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja.

Ky i fundit është nga të paktët sportistë pjesëmarrës në këto Lojëra që ka realisht ka shanse të sigurojë një medalje. Calja zhvilloi një paraqitje fantastike edhe në Evropianin e fundit, ku siguroi medalje bronzi në dy garësh por pasi peshëngritësi turk, Denar Ismailov rezultoi pozitiv me doping, Calja mund të fitojë tashme medalje argjendi.

Në Tokio i gjithë delegacioni kuqezi dhe të gjithë atletët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta anti COVID-19, pas rasteve pozitive që kanë rezultuar edhe brenda fshatit olimpik./BW

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: