Sport

Neymar: I lumtur te PSG, një nga arsyet është Mbappe

Në njërën anë zërat për një rikthim te Barcelona dhe në anën tjetër deklaratat e dashurisë për PSG dhe për Kylian Mbappe. Neymar në një intervistë të fundit për “France Football” flet për eksperiencën e tij në Paris dhe raportet me Mbappe me këtë të fundit sipas brazilianit është një nga arsyet që ai ndihet i lumtur në aventurën e tij në Ligue 1.

“Unë i detyrohem Mbappe-së, një pjese të madhe të lumturisë sime te PSG. Ai më ka bërë të mësoj mënyrën sesi të jesh francez, më ka shpjeguar mentalitetin francez. I detyrohem një pjesë të madhe të adaptimit tim, është një person shumë i lumtur dhe i mirë me të gjithë, një njeri i shkëlqyeshëm. Kylian është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin që nga dita e parë”.

Në intervistën e gjatë për prestigjozen franceze, sulmuesi vijon të flasë për një lidhje të fortë me lojtarin francez dhe për përshtatje totale me jetën në Paris që po i pëlqen gjithnjë e më shumë ndërsa vetë “France Football” ka folur me përfaqësuesit e brazilianit prej të cilëve ka mësuar se Neymar dëshiron të vazhdojë karrierën te Paris Saint Germain.

Jo më kot pak ditë më parë dolën dhe lajme se agjenti i sulmuesit dhe Leonardo kanë nënshkruar një parakontratë e cila do të shndërrohet në një rinovim për 3 sezone të tjera me të njëjtën pagë prej 36.8 mln euro në vit për futbollistin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: